Sekuestrohet sasi e konsiderueshme e duhanit pa banderola

27 mars 2018 | 16:37

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Lipjanit, me ç’rast ka kapur sasi të cigareve pa banderola të kontrabanduara.

“Njësitë e antikontrabandës së bashku me sektorët tjerë të Doganës kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit, me saktësisht në katër lokacione të dyshuara ku janë hasur produkte të duhanit pa mbulesë dokumentare, respektivisht të kontrabanduara. Në të katër rastet sasia totale e mallrave të konfiskuara është: lloje të ndryshme të cigareve 42,220 copë, duhan refuz 30 kg, filtera për cigare 30,000 copë. Cigaret pa banderolle jane konfiskuar dhe është lëshuar vertetimi per konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, është thënë në njoftimin e Doganës së Koosvës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Publike në Maqedoni ka ngritur akuza kundër 30 personave…