Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen të dyshuarit

08 shkurt 2023 | 11:42

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

“Kësisoj, më datë 07.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën ‘Kadri Halimi’ në Prishtinë, policia pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll të personave ndaj dy të dyshuarve, duke i kapur në flagrancë, me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana). Të dyshuarit; A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, K. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një bastisjeje në rrugën “Tom Lantosh” në Hajvali.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkaq i dyshuari i dytë është proceduar më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me iniciativë të disa bashkatdhetarëve që jetojnë e veprojnë në…