Sekuestrohen tri armë në Hajvali (foto)

07 shkurt 2022 | 16:50

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Jugu, në tri lokacione të ndara, në Hajvali kanë sekuestruar tri armë.

Ka qenë një punë intensive e hetuesve policorë ajo që ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve dhe personave të dyshuar, të cilët kishin postuar fotografi në rrjete me armë zjarri.

“Kontrollet policore në të tri lokacionet, janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarët e procedurës paraprake, ku janë gjetur dhe sekuestruar: Një armë me gaz e tipit Ecol Special, një armë zjarri e tipit Zastava, një pushkë gjuetie si dhe lloj i veçantë i shkrepëses që është emetim arme. Përderisa hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në stacionin Jugu në Prishtinë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, nuk ka dyshime se kush…