Sekuestrohet vila e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit

23 tetor 2023 | 15:29

Vila në Gjirin e Lalzit e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha është sekuestruar pas vendimit të GJKKO-së.

Ish-kryeministrit Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama./TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…