
Sela: Ligji për përdorimin e gjuhëve rezultat i unitetit
17 janar 2019
| 22:49
Kryetari i Aleancës Shqiptare në Maqedoni, Zijadin Sela, ka thënë se Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni është rezultat i unifikimit të subjekteve shqiptare.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve është rezultat i një sinjali të vogël që u dha nëpërmjet unifikimit të qëndrimit të subjekteve shqiptare me të ashtuquajturen “Tryezë e përbashkët e partive politike”. Funksionoi dhe rezultoi me diçka. Atëherë funksionoi, tash nuk funksionon. Dhe mosfunksionimi i kësaj tryeze bartë pasojat e veta”, ka thënë Sela në “RTK”.