Sela: Nuk mund të barazohet gjenocidi serb, me krime të pretenduara nga individë të caktuar brenda UÇK-së

25 qershor 2020 | 00:27

Kryetari i Aleancës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut Zijadin Sela, ka thënë se lufta e UÇK-së është themeli i pavarësisë së Kosovës dhe ishte një luftë e pastër çlirimtare kundër Serbisë millosheviçiane e cila nuk është përgjigjur kurrë për gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë.

Sela tha se asnjëherë nuk do të mund të barazohet gjenocidi shtetëror serb me krime të pretenduara nga individë të caktuar brenda radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai foli edhe për zhvillimet e fundit pas ngritje së aktakuzës së Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, Sela tha se përshëndet maturinë e Thaçit për t’u tërhequr nga dialogu Kosovë-Serbi, i paraparë më datë 27 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Republika e Kosovës po kalon kilometrat e…