Sela: Sot më vranë për të dytën herë
18 dhjetor 2018
| 20:42
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka theksuar se më 27 prill, kishte përpjekje për vrasje ndaj tij, sot e vranë për të dytën herë. “Më 27 prill, kishte përpjekje për vrasje ndaj meje dhe ata më vranë, por unë shpëtova. Sot, më vranë për të dytën herë, për propozimin për aministi”, ka theksuar Sela.
Sipas Selës është e turpshme që kriminelët do të lirohen, ndërsa ai që e shpëtoi atë në Kuvend, është në burg. Deputeti thotë se rruga drejt BE-së dhe NATO-s “nuk çon përmes lirimit të atyre që hapën dyert për të hyrë kriminelët”. Ziadin Sela dhe Surija Rashidi votuan kundër nevojës për të sjellë ligjin e amnistisë./KP