Selakoviqi: Katër shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës
13 maj 2022
| 13:57
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka thënë se katër shtetet kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë.
Selakoviqi ka thënë se emrat e shteteve ia ka dhënë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ndryshe, Këshilli serb i Sigurisë është mbledhur sot në Beograd pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.