Selektori Maliqi jep dorëheqje nga Kosova U19

20 janar 2025 | 15:48

Trajneri Adil Maliqi më nuk është në krye të Kombëtares U19 të Kosovës në futboll.

Maliqi ka dhënë dorëheqje nga ky post, gjë që e ka konfirmuar edhe nëpërmjet njoftimit në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Maliqi ka thënë se vendimi për t’u dorëhequr nuk ishte i lehtë por i detyrueshëm për shkak se nuk arritën gjuhë të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ai ka falënderuar FFK-në për besimin dhe mundësinë e dhënë që të ishte në krye të Kombëtares U19, ndërsa ka shtuar se krenohet me sukseset e arritura me këtë grupmoshë.

Maliqi në muajin maj të vitit 2023, u emërua selektor i Kosovës U19 duke pasuar në këtë post Ramiz Krasniqin, ndërsa nën drejtimin e tij, “Dardanët” e rinj kanë treguar suksese nën drejtimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…