Selena Gomes dhe Justin Bieberi, drejt ndarjes?
09 mars 2018
| 13:18
Duket se për Justin Bieberin dhe Selena Gomezin problemet nuk kanë të ndalur.
Tashmë dy këngëtarët, pas disa muajsh që janë rikthyer së bashku, duket se sërish nuk ndihen mirë në praninë e njëri-tjetrit, e për këtë arsye kanë vendosur që për pak kohë të qëndrojnë të ndarë.
Sipas “E News”, Selena dhe Justini po i japin hapësirë njëri-tjetrit, e kjo për të vërtetuar nëse dashuria e tyre vazhdon të jetë aq e fortë sa për të përballuar një tjetër shkëputje.