
Selena Gomez bën tatuazh emrin e albumit më të ri
19 janar 2020
| 13:39
Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka bërë një tatuazh të ri në qafën e saj. Ky tatuazh ka një veçanti për këngëtaren pasi është emri i albumit të saj më të ri, shkruan “People”.
“Rare” është tatuazhi më i ri i Gomezit, i cili mori shumë pëlqime nga adhuruesit e saj në rrjetin social “Instagram”.