Selena Gomez feston ditëlindjen me një fustan 50 dollarësh (Foto)
26 korrik 2019
| 17:53
Selena Gomez e ka pritur ditëlindjen e saj të 27 me stil. Ylli i muzikës pop është në Romë të Italisë bashkë me miqtë dhe producentin e filmit Andrea Iervolino për ta festar ditëlindjen e saj.
Gomezi kishte zgjedhur për këtë rast një fustan të gjatë dhe të thjeshtë. Këngëtarja e “It Ain’t Me” është parë duke ngrënë drekë në Pierlugi bashkë me miqtë e saj, e veshur me fustanin “Wrinkle Look” të markës “Zara” që kushton vetëm 49.90 dollarë.