Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale
16 janar 2019
| 13:34
Pas pothuajse katër muaj mungesë në rrjetet sociale, Selena Gomez është rikthyer. Ajo krahas fotografive të publikuara iu është drejtuar fansave të saj me disa mesazhe.
“Ka qenë një kohë e gjatë që ju nuk keni dëgjuar nga unë, por tani dua t’iu urojë të gjithëve një vit të lumtur të ri dhe t’ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar këngëtarja 26-vjeçare në “Instagram”.