Selena Gomez thotë se ishte ‘viktimë’ e abuzimit emocional gjatë romancës me Justin Bieberin
29 janar 2020
| 11:35
Teksa është e zënë me promovimin e albumit të fundit, “Rare”, Selena Gomez ka folur hapur në lidhje me marrëdhënien e saj të dikurshme me Justin Bieberin, gjatë së cilës këngëtarja tha se ajo pësoi abuzim emocional.
Duke folur për NPR, Gomez ka shpjeguar se si kënga e saj e re, “Lose You to Love Me”, e ndihmoi atë ta procesojë dhe të vazhdojë nga përvoja ‘e vështirë’ që pati teksa ishte në lidhje më krijuesin e “Yummy”.
Gomez dhe Bieber u lidhën për herë të parë në vitin 2011 dhe lidhja e tyre vazhdoi me ndarje e ribashkime deri te ndarja finale e çiftit në vitin 2018.