Selena Gomezi, kokë e këmbë me Louis Vuitton
15 dhjetor 2019
| 13:36
Selena Gomezi duket se edhe xhinset duhet t’i ketë të markave të njohura që kanë çmime marramendëse.
Këngëtarja 27-vjeçare e “Lose You to Love Me” është parë në Londër e veshur me xhinse dhe një xhaketë, po ashtu nga materiali i xhinseve që në total veshja e saj kushton hiç më pak se 4 000 dollarë.
Xhinset e Gomezit ishin të markës së njohur “Louis Vuitton” (1 280 dollarë), derisa edhe xhaketa ishte, po ashtu, nga marka e njohur franceze që kushton 2550 dollarë.