
Selena Gomezi në mbështetje të shoqes së saj
28 dhjetor 2018
| 10:55
Selena Gomezi dhe Taylor Swifti njihen për miqësinë e tyre të fortë, shumë herë ka ndodhur që në rrjetet sociale të bëjnë dedikime për njëra-tjetrën. Sërish njësoi veproi Selena duke e mbështetur shoqen për turneun e Swiftit që pritet t’ia fillojë së shpejti.
Ndërsa forma që e ka mbështetur është shumë e lezetshme. Ajo për shëtitjen e saj ka veshur një bluzë, ku tregon për turneun e Swiftit. Gomezi tash e një kohë nuk ka qenë e pranishme në media për shkak të rehabilitimit.