Selena Gomezi punoi katër vjet për albumin e ri
31 tetor 2019
| 10:57
Selena Gomezi bëri një fytyrë qesharake kur u takua me disa fansa jashtë një hoteli në Nju Jork. Këngëtarja 27-vjeçare ishte rrugës për një intervistë për të folur për këngët e veta të reja.
Selena foli për albumin e saj të ri për të cilin u deshën katër vjet. “Unë kam punuar në album për katër vjet.
Nuk doja të lëshoja ndonjë gjë pa e ndjerë, se ishte koha e duhur. Kam mësuar shumë nga albumi i fundit dhe atë kam dashur ta shndërroj në diçka të mirë”, ka thënë ajo.