
Selena Gomezi i rikthehet muzikës
16 shkurt 2018
| 11:04
Pak kohë më parë në media ka qarkulluar lajmi se pas ribashkimit të bujshëm, Selena Gomezi dhe Justin Bieberi ishin ndarë sërish.
E kundër kësaj lidhje u përfol se ishte edhe nëna e Selenës por, mesa duket, ishin thjesht thashetheme sepse çifti jo vetëm se nuk janë ndarë, por duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit. Selena ka thënë se do të vijë shumë shpejt me gjëra të reja për fansat e saj, ndoshta me një këngë ose me një album muzikor.