Selena, krizë paniku para performancës
28 nëntor 2019
| 12:26
Selena Gomez ishte pa dyshim nën presion të madh para performancës në ceremoninë e “American Music Awards 2019”. Mbrëmjen e së dielës këngëtarja 27-vjeçare pati nderin ta hapte ngjarjen me hitet e fundit “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now”.
Gjatë performancës së dy këngëve që kanë në qendër historinë e dashurisë së saj me Justin Bieberin, e cila tanimë ka marrë fund, Selena dukej tepër emocionale, gjë që shqetësoi dhe fansat e saj në rrjete sociale duke spekuluar se Gomezi kaloi një krizë paniku. Një burim për “E!News” e konfirmoi këtë: “Selena pati ankth dhe krizë paniku para performancës pasi po i ushtronte vetes shumë presion”.