Selena rregullon marrëdhënien me mamanë e saj
16 janar 2018
| 11:02
Vetëm pak ditë pas ribashkimit të saj me Justin Bieberin, për Selena Gomezin nisën problemet familjare pasi, sipas medieve, prindërit e saj nuk ishin dakord për këtë lidhje.
Një gjë e tillë u vërtetua edhe pasi Selena dhe mamaja e saj, Mandy Teefey, nuk ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjetin social “Instagram”.
Por, pavarësisht prej kësaj, këngëtarja nuk hoqi dorë nga dashuria e saj për Justin, pasi edhe festat e fundvitit i kaloi me të. Mamaja e këngëtares në një intervistë dhënë për mediet ka theksuar se Selena është e lirë t’i bëjë zgjedhjet e saj.