Selenës i mungon Justin Bieberi?
12 gusht 2018
| 13:35
Justin Bieberi zyrtarisht i dha fund mundësisë së bashkimit me Selena Gomezin kur u fejua me modeluesen Hailey Baldwin. Përderisa këngëtarja 26-vjeçare po e shijon jetën si beqare, duket se nuk e ka harruar tërësisht Justinin.
“Selena është tejet e zënë pune dhe është e lumtur, megjithatë ka momente kur i mungon Justini. Bëhet fjalë për dikë që e ka dashur me vite të tera dhe natyrisht se ka emocione. Megjithatë, kjo nuk nënkupton që ka gjasë për ndonjë ribashkim”, ka thënë një burim i afërt me bukuroshen për “Hollywood Life”.
Justin dhe Hailey ishin në lidhje për një kohë të shkurtër para se këngëtari t’i propozonte në Bahamas muaj më parë.