Selia Qendrore e PDK-së hap dyert për bashkatdhetarët në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”
Partia Demokratike e Kosovës për të dytin vit më radhë do të hapë dyert për bashkatdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore. Kështu ka bërë të ditur udhëheqës i Departamentit për Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica. Reçica ka bërë të ditur se nga e data 24 korrik e deri më 6 gusht dyert e PDK-së, në Selinë Qendrore do të jenë të hapura për të gjithë diasporën shqiptare.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Të dashur bashkatdhetarë,
Nga dita e hënë, 24 korrik, Partia Demokratike e Kosovës, për të dytin vit me radhë hap dyert e selisë qendrore për të ju pritur e diskutuar së bashku për atdheun tonë, Kosovën.
Takimet në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” do të zgjasin deri më 6 gusht prej orës 09:00 deri në orën 16:00.
Ju presim krahë hapur.