“Selim Brosha mund ta di”, Musmurati tregon se çka i tha policisë zvicerane Jakup Baftiu për vrasjen e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës
Basri Musmurati, ish i burgosur politik, ka zbuluar se gjatë një kërkese për azil në Zvicër në vitet 2002-2003, Bafti Jakupi, një pjesëtar i UDB-së, u pyet nga Policia zvicerane për vrasjet e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Ish i burgosuri politik, Basri Musmurati, ka treguar se Policia zvicerane kishte pyetur Bafti Jakupin, një pjesëtar i UDB-së, për njohuritë e tij rreth vrasjeve të këtyre veprimtarëve shqiptarë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zekës, kur Jakupi kishte kërkuar azil në Zvicër në vitet 2002-2003.
Jakupi kishte deklaruar se Selim Brosha, shefi i UDB-së për Kosovën, mund të kishte informacion mbi këto vrasje.
“Një nip i im i ka kryer studimet atje, ka qenë përkthyes në policinë zvicerane. Nuk e ka ditur që Baftiu ka pasur punë me mua, nuk i kam pas treguar. Dhe po më tregon kështu ka qenë filan fisteku në vitin 2003 ose 2004. Kur ia ka bërë dokumente për azil… dhe në mesin e tjerave e pyetën tha; po mirë a na tregon kush i ka vra vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Gjermani. Baftiu tha u përgjigj; Nuk e di. Polici zviceran po i thotë; nuk është e mundur që nuk e di ti, sepse ke punuar ne federatë, në sigurim. Kush e din prej shqiptarëve po e pyet polici. Nëse e din dikush duhet ta di vetëm Selim Brosha. Pastaj ky ka jetuar në Zvicrës, kam dëgjuar një kohë që është çmendur, a është gjallë më apo jo nuk e di”, ka treguar Musmurati në “Debat Plus”.