
Selim Pacolli, AKR: Koha e fundit që përmes ligjit t’u kthehet dinjiteti luftëtarëve të lirisë
Në emër të presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli, Selim Pacolli, ka pritur në takim kryetarin e OVLUÇK-së, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë në selinë e AKR-së Prishtinë.
Selim Pacolli ka bërë me dije se si AKR i kanë mbështetur kërkesat shumë të ligjshme të OVLUÇK-së, edhe pse shumë të vonuara.
“I dëgjuam me kujdes, i dhamë sugjerimet tona dhe i mbështetëm kërkesat e tyre shumë të ligjshme, edhe pse shumë të vonuara. Kjo gjendje u vlerësua e patolerueshme për kategoritë e dala nga lufta dhe trajtimi i tyre i deritanishëm jo adekuat. I sigurova se do ta kenë gjithë përkrahjen tonë ditëve në vijim me qëllim të realizimit të të gjitha kërkesave të tanishme ligjore, që fatkeqësisht ende nuk po gjejnë zbatim. Është koha e fundit që përmes ligjit t’iu kthehet dinjiteti luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar në “Facebook” Selim Pacolli.