Selim Pacolli: Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e vlerave familjare
31 janar 2025
| 21:20
Koalicioni për Familjen është pritur nga një numër i madh i simpatizantëve sot në Vushtrri.
Selim Pacolli, kandidat për deputet nga ky koalicion, ka premtuar se do të punojnë për forcimin e vlerave familjare.
“Vushtrria sonte e dëshmoi mbështetjen për Koalicionin për Familje. Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e vlerave familjare dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Faleminderit për mbështetjen!”, thuhet në postimin e tij.