
Selim Pacolli emërohet nënkryetar i Prishtinës
27 dhjetor 2017
| 14:38
Selim Pacolli është emëruar nënkryetari i komunës së Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti.
Përpos Pacollit, Ahmeti ka emëruar dhe disa drejtorë të partnerit të koalicionit.
Hysen Durmishi i cili ishte për katër vite ka qenë drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ka mbetur jashtë komunës së Prishtinës. Këtë drejtori, Ahmeti ia dha partnerit të koalicionit, AKR-së, shkruan “lajmi.net”.