Selim Pacolli ironizon pas vjedhjes së 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe
Raportohet se në Teqenë e Madhe në Gjakovë janë vjedhur 200 mijë euro. Para këto të kursyera ndër vite me qëllim të rindërtimit të objektit të Teqesë së Madhe në Marash-Hisar të Przirenit.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia dhe i njëjti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
Lajmin për vjedhjen e 200 mijë eurove e ka komentuar ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, duke hedhur dyshime se “nga kanë ardhur këto para”.
“Jooo babooo, kqyre baben Sheh, as vet se ka iden se kah i kan ardhë këto 200.000 t’thata! Pse me i que n’bankë tu kanë ner jastak, si keptë e Nastradinit!”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Ndërsa, Teqja e Madhe e Gjakovës në reagimin e saj shpreson që rasti të zbardhet sa më shpejtë.
“Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe. Shuma e parave dhe gjerave te tjera me vlere, e grabitur ne Teqe, ka qene pjese e kursimeve disavjeçare te Shehut te Teqese se Madhe, familjes Shehu dhe te besimtareve, me qellim te investimit ne rindertimin perfundimtar te objektit te Teqese se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit. Shpresojme qe shume shpejt organet e rendit dhe te drejtesise ta kryejne punen e tyre dhe ta zbardhin ne plotni kete rast”, thuhet në reagimin e tyre.