Selim Pacolli: Koalicioni për Familjen po merr mbështetje të jashtëzakonshme (Video)
Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit për Familjen, Selim Pacoolli është takuar me banorët e Bardhoshit, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen.
Ai ka thënë se Koalicioni për Familjen po përballet me sfida të reja, por mbështetja e qytetarëve është fuqia që i shtyn përpara.
“Sot, së bashku me deputetin Eman Rrahmani dhe kandidatët e tjerë për deputet të Koalicionit për Familjen, patëm kënaqësinë të takohemi me qytetarët e Bardhoshit. Fushata jonë ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga ata, të cilët besojnë në vizionin tonë për Familjen dhe për një të ardhme më të mirë. Koalicioni për Familje po përballet me sfida të reja, por mbështetja e qytetarëve është fuqia që na shtyn përpara. Falënderojmë të gjithë ata që janë bashkuar me ne në këtë rrugëtim!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.
Selim Pacolli, në listën e koalicionit për Familjen garon me numrin 2.