Selim Pacolli mban premtimin, banorët e Keqekollës bëhen me transport urban
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka mbajtur premtimin që u kishte dhënë banorëve të Keqekollës sa i përket zgjidhjes së problemit të transportit urban.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se transporti publik do të përshkojë pesë herë në ditë edhe fshatrat e zonës së Gollakut.
“Javë më parë, në takimin që kisha me banorët e Keqekollës u premtova që deri në fillim të muajit tetor do të zgjidhet problemi i transportit urban edhe për këtë pjesë të Malësisë së Gollakut. Sot, me 1 Tetor, me 21 autobusët e rinj që janë vënë në qarkullim, krahas shtimit të linjave në zonat urbane, transporti publik do të përshkojë pesë herë në ditë edhe fshatrat e zonës së Gollakut. Shumë i lumtur për këtë zhvillim. Vazhdojmë tutje, për Gollakun!”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/