Selim Pacolli për dënimin e ‘Calit’: Jo në emrin tim dhe të popullit të Kosovës
16 dhjetor 2022
| 15:15
Ish-bashkëluftëtari i Salih Mustafës, Selim Pacolli, ka reaguar pas dënimit të komandant “Calit” nga Gjykata Speciale.
Pacolli ka thënë se ky dehnim është marrë duke u bazuar me dëshmi të rrejshme nga kuzhinat e Beogradit.
“Gjatë shpalljes së aktgjykimit kundër ‘Calit’, gjykatësja tha: ‘Në emër të popullit të Kosovës’! Këtë vendim mund ta marrësh në emër të organizatës tuaj…., dhe atyre që iu furnizuan me dëshmi ose dosje të rrejshme nga kuzhinat e Beogradit. Jo në emër timin, e as të popullit të Kosovës. Ishim çlirimtar dhe të tillë do të vdesim!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.
Komandat “Cali” është dënuar të premten me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.