Selim Pacolli: Sllatinasit e Vitisë i thojnë PO Koalicionit për Familjen
Kandidati për deputet i Koalicionit për Familjen, Selim Pacolli i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 2 në këtë listë zgjedhore, ka takuar qytetarë të Sllatinës së Vitisë. Pacolli ishte i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë.
Njoftimi i plotë i Pacollit për takimin me qytetarë të Sllatinës:
Sot, në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi e bashkëbisedojmë nga afër me ta. Ata ishin të vendosur dhe shprehen se vota e tyre do të jetë për Familjen, dhe se nuk do të lejojnë që agjenda të ndryshme të dëmtojnë harmoninë dhe unitetin që kanë ndërtuar ndërmjet vete. Kjo dëshirë për ruajtjen e vlerave të familjes dhe bashkëpunimit është një testament i forcës dhe solidaritetit të komunitetit të Sllatinës.
Faleminderit për mbështetjen!
#koalicionipërfamiljen #voto129 #zgjedhjet2025