Selim Pacolli viziton fabrikën e mobileve “Loni Dekor”: Fokusi ynë do të jenë bizneset

20 janar 2025 | 16:34

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen me numër 2, Selim Pacolli, së bashku me kandidatin tjetër për deputet Visar Korenica, vizituan fabrikën e mobileve në Mitrovicë, ku takuam punëtorët e “Loni Dekor”.

Selimi ka thënë se pronari i fabrikës, Faton Hyseni, së bashku me punëtorët e tij, shprehën vullnetin e tyre për mbrojtjen e familjes, si dhe ndanë brengat dhe problemet e tyre biznesore.

“Ne premtuam #përfamiljen që fokusi ynë do të jenë bizneset, për t’u siguruar që ato të kenë mbështetje të duhur. Faleminderit për mikpritjen, së bashku do të ja dalim!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…