Selim Selimi: Ministrat në momentin që emërohen nuk janë të LDK-së apo AAK-së por janë të Kosovës

29 prill 2020 | 21:33

I propozuari nga AAK për ministër të Drejtësisë në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Avdullah Hoti, Selim Selimi ka folur për koalicionin e arritur me LDK-në.

Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se secili nga pesë emrat e propozuar nga AAK për dikastere qeveritare janë në administratë publike për shumë vite dhe kanë çfarë t’i ofrojnë qeverisjes.

Ai ka thënë se partneriteti nuk ndërtohet duke ndërhyrë në subjektin tjetër.

“LDK-ja nuk mund të jap vlerësim për të nominuarit e AAK-së, ashtu siç nuk mund AAK-ja të jap vlerësim për të nominuarit e LDK-së”.

Selimi thotë se ministrat në momentin që emërohen nuk janë të LDK-së apo AAK-së por janë të Kosovës.

Ai thotë se Hoti mund të bëjë shkarkime duke u bazuar në fakte por sipas tij shkarkime nuk mund të ndodhin për të poshtëruar partnerin e koalicionit siç bëri Albin Kurti me ministrat e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të bjerë në recesion në…