Selim Selimi: Nëse kryetari i LDK-së nuk e jep nënshkrimin, është vegël e LV-së

17 qershor 2021 | 16:06

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar lidhur me dërgimin në Kushtetuese të shkarkimit të Valdete Dakës.

Madje, ai ka thënë se nëse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk e jep nënshkrimin për dërgim në gjykatë të kësaj çështjeje, atëherë ai është vegël e LV-së.

“Në këtë kohë të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga VV, kur shkarkohen zyrtarët dhe kur planifikohen shkarkimet për qëllime politike të kontrollit dhe shtypjes, shpëtimi është te LDK-ja. Edhe Lumiri si kryetar i partisë por edhe Vjosa si Presidente duhet të tregojnë se nuk janë vegël e LV. Lumiri duhet të japë nënshkrimet për referim të çështjes Daka në Kushtetuese e Presidentja nuk duhet ta bllokojë nëse beson fuqishëm se ka vepruar sipas kushtetutës. Le të vendos arbitri kulmor, Gjykata Kushtetuese. Nëse LDK-ja nuk i jep nënshkrimet atëherë Lumiri është bërë vegël e VV dhe Presidentja nuk beson në kushtetutshmërinë e vendimeve të saj”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet “Facebook”.

Nga PDK-ja kanë thënë sot se i kanë nënshkrimet e mjaftueshme për ta dërguar në Kushtetuese, vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës, nga KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut…