Selimi: AAK-ja do të jetë faktor determinues i politikave për kryeqytetin
Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë për Kosovën (AAK) në Prishtinë, Selim Selimi, ka thënë se kjo parti do të jetë faktor determinues i politikave për Prishtinën.
Përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka thënë se AAK-ja ka arritur rezultatin më të mirë në zgjedhje që nga zgjedhjet e vitit 2009.
“Si pjesë e ekipit të Dautit, me një program të mirë dhe një listë kandidatësh serioz kemi arritur që të rikthejmë Aleancën në Prishtinë. Sot e tutje do të jemi faktor determinues i politikave për Kryeqytetin”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Pas një rrugëtimi disa mujor për Prishtinën jam i lumtur që sot Aleanca ka arritur rezultatin më të mirë në kryeqytet që nga zgjedhjet e 2009.
Si pjesë e ekipit të Dautit, me një program të mirë dhe një listë kandidatësh serioz kemi arritur që të rikthejmë Aleancën në Prishtinë. Sot e tutje do të jemi faktor determinues i politikave për kryeqytetin.
Rezultati i partisë si më i miri ndonjëherë tregon se struktura e Aleancës arriti të këndellet duke ruajtur bazën dhe duke sjellë vlerë të re.
Puna e Aleancës fillon tash!