Selimi: Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt nuk kishte pse të ndodhte
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar bastisjet që janë bërë nga hetuesit e Gjykatës Speciales në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe arrestimin e kryetarit të kësaj organizate Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.
Selimi ka thënë se OVL është shndërruar në palën e mesit ku njëra dërgoi dosje dhe tjetra mori ato.
“OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi ‘rrufenë’ e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte”, është shprehur ai në një postim në “Twitter”.
OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi “rrufenë” e tjetra hodhi pranga.
Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte.— Rexhep Selimi (@RexhepSelimi_10) September 26, 2020