Selimi bashkë me vëllanë përkujtojnë 20-vjetorin e masakrës së Dubravës

22 maj 2019 | 18:13

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka përkujtuar 20-vjetorin e masakrës së Dubravës.

Selimi me anë të një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se gjatë homazheve në Dubravë ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, Asllani, i cili ka qenë i mbijetuar i kësaj masakre.

Postimi i plotë i Selimit:

Dubravë, 22 Maj
(në emrin e tij)

Sot, me vllaun tim Asllanin ishim në Dubravë, aty ku ai bashkë me shokë e përjetoi masakrën në Burgun e Dubravës kundër shqiptareve të zënë rob para 20 vitesh.

Aty bashkë me shokë e bashkëluftëtarë, me Albinin e Liburnin, me Enverin e Shemsiun si dhe me shokë tjerë, vumë lule te ai muri ku ishin përplasur plumbat e armikut serb pasi kishin tejshpuar trupat e të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës. Shumë prej tyre ishin vrarë e disa prej tyre kishin mbijetuar duke u përballur me vdekjen.

Aty kriminelet serb kishin treguar edhe një herë se sa të poshtër janë, se sa të ligj janë, se sa frikacakë janë…

Por edhe ne ua përsërisim se sa të vendosur jemi për të mos ua falur kurrë krimet që i kryen kundër popullit tonë.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=475712236586667&set=a.128310007993560&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Shurdhaj është larguar nga…