Selimi citon një ekspert të lartë: Serbia i ka shitur Ukrainës predha me vlerë 700-900 milionë euro
21 qershor 2024
| 14:54
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka folur rreth luftës në Ukrainë. Duke cituar një ekspert të lartë dhe “të mirë informuar”, ai ka thënë se Serbia i ka shitur Ukrainës predha me vlerë në mes të 700 dhe 900 milionë eurove.
“Një ekspert i lartë i mirinformuar për Ukrainën e NATO-n më tha se Serbia i ka shitur Ukrainës predha me vlerë mes 700 e 900 milionë euro, duke ofruar rreth 30 për qind të të gjitha predhave të artilerisë në luftën e saj për t’u mbrojtur nga Rusia. Nëse kjo qëndron, mund të thuhet se Vuçiqi me këtë e bleu kënaqësinë nga Perëndimi”, ka shkruar Selimi në platformën “X”.