Selimi: Diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar, ka humbur ndikim në Uashington dhe Bruksel
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re” ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, për dialogun me Serbinë, për diplomacinë e Kosovës, për opozitën dhe për zhvillimet e fundit në Gjykatën Special.
Selimi ka theksuar se Kosova sot është vendi i vetëm në tërë Evropën, pas Rusisë dhe Bjellorusisë, që ka sanksione nga Perëndimi.
Ai thotë se qeveria Kurti nuk ka strategji.
Ish-ministri i jashtëm ka thënë se ambasadat tona dhe diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe ka humbur ndikim në Uashington dhe Bruksel.
“U prishëm me Amerikë. U prishëm me BE-në. U prishëm me Shqipërinë dhe humbëm shumë kohë. Mos të harrojmë, Kosova sot është vendi i vetëm në tërë Europën, pas Rusisë dhe Bjellorusisë, që ka sanksione nga Perëndimi. FSK-ja ishte përjashtuar nga ushtrimet ushtarake të NATO-s. Ambasadat tona dhe diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe ka humbur ndikim në Uashington dhe Bruksel. Këto janë fakte empirike e jo opinione subjektive”, ka pohuar Selimi.
Intervistë / Gjykata Speciale po bën cirkuz duke e dëmtuar drejtësinë në Kosovë – Epoka e Re