Selimi: Do t’i rikthehem futbollit

29 dhjetor 2020 | 18:00

Trajneri Musa Selimi në të kaluarën ka drejtuar me sukses disa klube të futbollit, por që një kohë të gjatë është duke qëndruar i heshtur.

 “Profa” nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në pranverë.

“Them të drejtën, oferta kam pasur në vazhdimësi, por jam shumë i zënë me punët në fakultet dhe Kampionatin Botëror të Hendbollit që do të mbahet në vitin 2022 në Prishtinë. Futbolli po më mungon shumë dhe normalisht se do të rikthehem një ditë, por tash për tash nuk mund të jap ndonjë datë të caktuar”, ka thënë Selimi për “Epokën e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Surprizat nuk mbarojnë në këtë fillim-sezoni në NBA. Skuadra kampione…