Selimi: Drejtori i AKI-së nuk e ka kaluar testin e sigurisë
20 prill 2018
| 18:38
Shpend Maxhuni, i cili që nga sot është emëruar në drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka kaluar testin e sigurisë që AKI-ja ua bën zyrtarëve të shtetit dhe atyre të sigurisë.
Kështu ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku është diskutuar për Raportin e Progresit.