Selimi: Emri i Shukri Sylejmanit me shkronja të arta është shkruar në futbollin e Kosovës

23 shtator 2020 | 12:02

Ka ndërruar jetë ish-kryetari dhe donatori kryesor i skuadrës së Gjilanit, Shukri Sylejmani.

Dekani i Fakultetit të Edukatës Fizike dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, Musa Selimi e ka kujtuar Sylejmanin, duke thënë se emri i tij është shkruar me shkronja të arta në futbollin e Kosovës.

“Paska ikur kryetari Shukri Sylejmani, emri i tij është i shkruar me shkronja të arta në futbollin kosovar! Gjilani humbi njeriun e sportit e jo vetëm! Lavdi deri në përjetësi jetës dhe veprës tënde! Pusho i qetë kryetar!”, ka shkruar Selimi në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka njoftuar përmes një postimi…