Selimi: Është e mundshme që Kosova ka blerë edhe raketa anti-tank nga Turqia
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se Kosova ka shumë mundësi që para raketave anti-tank “Javelin” nga ShBA-ja, të ketë blerë edhe sistemin anti-tank turk “Karaok”.
Në një postim në platformën “X”, Selimi ka deklaruar se Kosova mund të ketë blerë edhe sistemet turke të mbrojtjes ajrore “Korkut”.
“Blerja e qindra sistemeve raketore ‘Javelin’ nga ShBA-ja në Kosovë, e bëri atë një lajm global, por është shumë e mundur që Kosova të ketë blerë më parë sistemin anti-tank turk ‘Karaok’, si dhe sistemet turke të mbrojtjes ajrore ‘Korkut’”, ka shkruar Selimi.
Ai ka thënë se për këtë ka publikime në platformën “Reddit”. Megjithatë, Selimi ka thënë se nuk ka asgjë të konfirmuar.
“E përsëris, këto janë vetëm thashetheme në forumet e ‘Reddit’-it. Duket se disa mund të kenë ngatërruar ‘Karaokun’ turk me sistemet ‘Omtas’. Ushtria e Kosovës me siguri ka blerë ose do t’i blejë të dyja sistemet raketore anti-tank ‘Javelin’ dhe ‘Omtas’”, tha ai.
Acquisition of hundreds of Javelin missile systems from US to Kosovo, made it a global news, but it's quite possible Kosovo also has bought previously Javelin-like Turkish anti-tank system Karaok – and Turkish Korkut gun air-defence systems. There are images deep in reddit world. pic.twitter.com/P7bdI39qgW
— Petrit Selimi (@Petrit) January 23, 2024