Selimi: Haradinaj e Limaj dikur e kundërshtonin Thaçin, sot e përkrahin

04 shtator 2018 | 08:33

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë që është për t’u habitur fakti se si kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj me të ardhur në pushtet kanë ndërruar qëndrimet.

Sipas Selimit, Haradinaj e Limaj sa ishin në opozitë kundërshtonin fuqishëm qëndrimet e presidentit Thaçi, ndërsa tani po i mbrojnë ato.

Këtë deklaratë Selimi e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Deputeti Selimi në këtë intervistë në mes të tjerash ka folur edhe për protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje, për të cilat ka thënë që nuk varet nga partia e tij nëse do të kenë dhunë ose jo, por është në dorë të Qeverisë së shtetit se a do të përdorë dhunë ndaj protestuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Kuvendi i Kosovës pritet t’i mbajë dy seanca të…