Selimi: Haradinaj, siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, do ta jetësojë edhe anëtarësimin në NATO
05 janar 2021
| 21:41
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Ramush Haradinaj, ashtu siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, ashtuvdo ta jetësoj edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Selimi ka thënë se për temat e sigurisë duhet t’i jepet haku Ramush Haradinajt. “Ashtu siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, poashtu shpejt do ta jetësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. Dyshime kishte edhe për ushtri, dyshime ka edhe për NATO-n, por për temat e sigurisë duhet t’i jepet haku Ramush Haradinajt. Urime Kosovë, një hap i vogël drejt ëndrrës së madhe për realizimin e objektivit tonë strategjik: Kosova, anëtare e NATO-s”, ka shkruar Selimi në “Facebook”, duke i’a bashkangjitur postimit të tij edhe fotografinë e Ramush Haradinajt.