Selimi i AAK-së kritikon Abdixhikun: S’po e sheh malin prej drunit
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku që sipas tij po e amniston kryeminsitrin Kurti duke i reaguar zëdhënësit të tij.
Selimi ka shkruar se zëdhënësi ka folur me gojën e kryeministrit Kurti.
“Vetëm Lumirit i ndodh mos me e “pa malin prej drunit”. Kapet me zëdhënësin e Qeverisë për ta amnistuar Kryeministrin. Nēse s’ka përgënjështrim nga Kryeministri, zëdhënësi ka folur me gojën e Kryeministrit! Marrëveshja e Washingtonit është arritje dhe ligjërisht e aplikueshme”, ka shkruar zyrtari i AAK-së.
Abdixhiku ka deklaruar sot gjatë ditës se “aq di i shkreti”, kur është pyetur rreth deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, se marrëveshja e Washingtonit nuk ka vlerë juridike duke shtuar se çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme, e sidomos ato me SHBA-në.
https://twitter.com/selim_selimi/status/1406240232786251778