Selimi i reagon Kurtit pasi kritikoi Ramën: Sulm i ulët, vetë qeveria nënshkroi marrëveshje për të burgosurit e Danimarkës
22 tetor 2024
| 11:14
Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit ka kritikuar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për objektet e emigrantëve.
Selimi ka thënë se ky është një sulm i ulët ndaj Ramës.
Ai ka përmendur marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me Danimarkën për të burgosurit emigrantë.
“Kryeministri i Kosovës kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për marrëveshjen me Italinë rreth objekteve të emigrantëve. Një sulm i ulët ndaj Ramës, pasi që ishte vetë qeveria Kurti që nënshkroi marrëveshje me Danimarkën duke hapur Kosovën për të strehuar qindra të huaj dhe emigrantë të burgosur në burgjet e Kosovës”, ka shkruar Selimi në platformën “X”.