Selimi i shqetësuar pse nëna e Haradinajt s’mund të shërohet aty ku udhëhoqi biri i saj

01 maj 2020 | 09:37

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LV-ja), Rexhep Selimi, ka komentuar deklaratën e deputetes Fitore Pacolli, e cila kishte thënë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka dërguar nënën e vet për shërim jashtë Kosovës. “Unë në radhë të parë jam i shqetësuar për shëndetin e nënës Rukë siç jam i shqetësuar për nënën e secilit qytetar. Në fakt, kur nxirren gjërat nga kontesti, nxirret një emër i veçantë. Në vend se të pyesim pse nuk mund të shërohet në Prishtinë, në vendin ku udhëheq biri i saj, kjo është ajo çfarë mund të ketë ngritur ajo në këtë rast. Kam respekt për të gjitha nënat, kjo nuk mund të shkëputej. Problemi është se pse ne nuk mund t’i shërojmë nënat në një vend ku udhëheq biri i saj”, ka thënë ai në Tv Dukagjini.

E ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, thotë se Pacolli ka dashur ta pasqyrojë gjendjen e shëndetësisë në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së), Albulena Haxhiu, ka thënë se…