Selimi ia përmend Kurtit ngritjen e shpatës
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se hipokrizia është ajo që populli mban mend.
Selimi në një koment publikuar në “Facebook” ka reaguar ndaj asaj që ditët e fundit është përfolur shumë, për shkuarjen e kryeministrit në Kanë dhe çmimit të fustanit të vajzës së tij.
Ai ka thënë se në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm.
“Nuk është problem as fustani e as kostumi. Në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm. Problem është hipokrizia. Fatmirësisht populli mban mend”.
Selimi ka thënë se këtë retorikë e ka mbjellë pikërisht kryeministri Kurti.
“Nga shpata u ngrite, nga shpata do të biesh!”, ka shkruar Selimi duke iu referuar kryeministrit Kurti.
Shkrimi i plotë i Selimit:
Nuk është problem as fustani e as kostumi, në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm. Problem është hipokrizia. Fatmirësisht populli mban mend.
Këtë retorikë sulmi e ka mbjellur pikërisht kryeministri Kurti.
Nga shpata u ngrite, nga shpata do të biesh!