Selimi ia uron Kurtit pozitën e kryeministrit me flamurin e UÇK-së
05 shkurt 2020
| 13:49
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, e ka uruar Albin Kurtin për marrjen e detyrës si kryeministër i Kosovës.
Selimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar: “ Urime kryeministër! Me faqe të bardhë drejt fitoreve të reja”, mesazh të cilin e ka shoqëruar me një fotografi bashkë me Kurtin ku shihet duke i dhuruar një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.